Toronto nuk u ndahet italianëve, pas Insignes synon një tjetër sulmues

Prishtinë | 04 Jan 2022 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Toronto FC thuhet se ka nisur bisedimet me sulmuesin e Torino-s në Serie A italiane, Andrea Belotti-n. Pasi Lorenzo Insigne është vetëm një hap larg tyre, ata synojnë goditje dyshe.

Sipas raportimeve që vijnë nga Nathan Salt-i i “Daily Mail”-it, Insigne do të nënshkruajë një kontratë rekord për MLS. Italiani do të bashkohet me Toronto-n në verën e ardhshme, kur të përfundojë kontratën me Napoli-n.

Sipas gazetarit të njohur sportiv, Fabrizio Romano, Toronto i ka ofruar Insigne-s kontratë pesëvjeçare me 11.5 milionë euro në sezon, plus 4.5 milionë euro të tjera bonuse të shpërndara në pesë vite.

“ESPN” raporton se pas Insigne-s, kanadezët kërkojnë edhe shërbimet e Belotti-t. 28-vjeçarit gjithashtu i përfundon kontrata në verën e ardhshme.

Pavarësisht se bisedimet me Belotti-n janë në fazë të hershme, ata janë të gatshëm t’i ofrojnë atij një kontratë tepër fitimprurese.

Dan Mars-i i “Daily Mirror”, raporton se në ndryshim nga Insigne, për Belotti-n ka konkurencë të fortë nga skuadrat Evropiane. Milan-i dhe Arsenal-i gjithashtu kërkojnë shërbimet e tij.

Belotti ka shënuar 107 gola dhe ka dhënë 28 asistime gjatë gjashtë sezoneve të tij me Torino-n. Ai gjithashtu ka 12 gola në 41 paraqitje për Italinë.

Të ngjashme