Toronto siguron fazën e re të Play-offit

Prishtinë | 28 Pri 2018 | 13:20 | Nga

Toronto Raptors ka avancuar për në fazën tjetër të PlayOffit, pasi e mposhti në udhëtim Washington Wizards me rezultat 102:92.

Në “Capital One Arena” të Washingtonit, vendësit e nisën më mirë ndeshjen duke mbyllur pjesën e parë në epërsi prej 3 pikësh. Magjistarët luajtën mirë edhe në periodën e tretë duke e ruajtur epërsinë e krijuar dhe kjo edhe falë lojës së mirë në sulm nga snajperisti Bradley Beal, transmeton ktv.

Mysafirët befasuan me paraqitje të mirë në etapën e fundit duke kthyer gjithçka në të mirë të tyre dhe kësisoj arritën fitoren e katërt që i dërgon në gjysmëfinale të Konferencës Lindore.

Fundori Kyle Lowry ishtë më i dalluari te kanadezët me 24 pikë, 6 kërcime e 6 asistime, i ndihmuar nga DeMar DeRozan që shtoi 16 pikë të tjera. Nga ana tjetër, vendësve nuk i mjaftoi paraqitja fantastike e Beal, i cili realizoi 32 pikë nga të cilat realizoi 6 treshe.

Në gjysmëfinalen e lindjes Toronto e pret fituesin e ndeshjes Cleveland Cavaliers – Indiana Pacers.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme