Torreira dhjetë javë jashtë fushe

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Arsenalit, Lucas Torriera do të qëndrojë jashtë fushe deri në dhjetë javë, pas frakturës në kyçin e këmbës së djathtë që e ka marrë javën e kaluar në fitoren 2:0 në FA Cup të Anglisë ndaj Portsmouthit.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi londinez të hënën në faqen zyrtare.

Torreira mori goditje pas një ndërhyrje të ashpër të mbrojtësit të Portsmouthit, James Bolton. Ai u largua me barelë nga fusha.

Arsenali në komunikatë ka thënë se Torreira do të qëndrojë jashtë fushe tetë deri në dhjetë javë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme