Torreira flet për sezonin fenomenal te Arsenali dhe Ligën e Evropës

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Lucas Torreria është tejet i emocionuar para finales së Ligës së Evropës, ku do të përballen Chelsea dhe Arsenal në Baku të Azerbajxhanit me fillim nga ora 21:00.

Mesfushori uruguaian ka thënë se ai dëshiron ta fitojë trofeun e garës së dytë më të rëndësishme për klube në Evropë, pasi shumë persona nga vendi i tij do ta shikojnë sot (29 maj) atë duke luajtur, por edhe për tifozët e Topçinjve.

“Për momentin, unë jam lojtari i vetëm nga Uruguai që do të luajë në Ligën e Evropës, por nuk ka as në Ligën e Kampionëve, kështu që e gjithë vëmendja do të jetë tek unë. E gjithë vendi im do të shikojë lojën time, jam shumë krenar që do t’i përfaqësoj”, ka thënë Torreira.

“Ky sezon ka qenë diçka shumë e re. Me trajner të ri, që e zëvendësoi një që ka qëndruar 22 vite këtu. Nuk është e lehtë. Por, ka qenë një sezon fantastik, nëse do ta fitojmë Ligën e Evropës, do ta kemi mundësin që të luajmë në Ligën e Kampionëve dhe të garojmë me skuadrat më të mira”.

“Dua që Ligën e Evropës ta fitoj për popullin tim atje në Uruguai, për tifozët e Arsenalit që na kanë mbështetur gjatë gjithë sezonit, natyrisht edhe për vete (qesh)”, ka shtuar më tej Torreira. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme