Torres i jep fund karrierës si kampion me Atletico Madrid

Prishtinë | 18 Maj 2018 | 10:12 | Nga

Vendimi i Buffon për t’u larguar nga Juventus, e ndoshta edhe nga futbolli i luajtur ka lënë thuajse në errësirë largimin e një tjetër futbollisti të njohur në dy dekadat e fundit, edhe pse jo aq shumë se gardiani bardhezi.

Sulmuesi Fernando Torres është një prej emrave më të dashur për tifozët e Atletico Madrid, e ai ka zhvilluar edhe ndeshjen e fundit për ekipin e tij të zemrës në finalen e Europa League kundër Marseille që përfundoi me triumfin e spanjollëve, transmeton tch.

E fansat e tij nuk i kursyen kritikat ndaj Diego Simeone, pasi ekipi ndodhej në avantazh 2-0 prej të 59-s, e ylli spanjoll mund të ishte aktivizuar më shpejt.

Por edhe pse me u aktivizua vetëm në kohën shtesë, 34-vjeçarit iu dha mundësia që të ishte në fushë, teksa ekipi ku ai pati debutuar në moshën 17-vjeçare fitonte trofeu e Europa League.

Diego Simeone nuk ka më hapësirë për të në formacion, çka e ka bindur edhe Torres që t’i jap fund me Atletico.

E pavarësisht të gjithave, ngritja e një trofeu me ekipin e zemrës është mënyra që çdo kampion do të donte ta mbyllte karrierën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme