Torres në plane të Real Madridit

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi është duke u interesuar për transferimin e yllit të Valencias, Ferran Torres, shkruan gazeta “Marca”, transmeton Koha.net.

Kontratat e Torresit me Valencian skadon në verën e vitit 2021. Ndonëse shifra që figuron në klauzolën për lirim në kontratën e Torresit me Valencian është mjaft e lartë, klubi spanjoll mund të obligohet të shesë futbollistin për dëmshpërblim më të vogël.

Real Madridi është vetëm një nga disa klube të interesuara për transferimin e Torresit. Torres është një nga prioritetet e Zidanet për afatin kalimtar të verës.

Për Torresin po interesohet edhe Barcelona. Torres 20-vjeçar i ka zhvilluar 35 ndeshje në të gjitha garat këtë stinor, ndërsa ka realizuar gjashtë gola dhe asistuar shtatë tjerë.

Të ngjashme