Tottenham arrin marrëveshje për transferimin e Lautaro Martinez

Prishtinë | 08 Gus 2021 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Tottenham thuhet se ka arritur marrëveshje me Interin për Lautaro Martinez për 70 milionë euro, sipas gazetës The Times.

Tottenham Hotspur ka rënë dakord për një shumë për Lautaro Martínez me vlerë mbi 60 milionë funte, duke mposhtur interesin e Arsenalit.

Sulmuesi i Interit do të luajë së bashku me Harry Kane, kapiteni i Anglisë të cilin Tottenham e ka mbajtur dhe nuk do të shitet pavarësisht dëshirave dhe interesimit të tij nga Manchester City këtë verë. Supozohet se ka shtesë në shumën për Martinez pasi Interi e ka vlerësuar sulmuesin e Argjentinës në rreth 76.8 milionë funte.

23-vjeçari shënoi 31 gola dhe nëntë asiste në dy sezonet e fundit me Interin.

Përveç Lautaros, Interit po i ikën në Premierligë edhe sulmuesi tjetër, Romelu Lukaku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme