Tottenham Hotspur beson se do ta transferojë mbrojtësin e Chelsea-s, Kurt Zouma.
Klubi nga Premier Liga po synon që ta bëjë një ofertë për qendërmbrojtësin e të Kaltërve i cili vlerësohet se kushton 25 milionë funte.
Chelsea është në kërkim të një mbrojtësi të ri këtë verë dhe është e gatshme që ta lë Zouma-n që të shkojë, dhe sipas zhvillimeve ai mund të mbetet në Londër, por duke kaluar tek Spurs./ge