Tottenham – Man City, formacionet e mundshme të derbit të javës në Ligën Premier

Prishtinë | 15 Gus 2021 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Tottenham Hotspur dhe Manchester City do të luajnë sot (e diel) në ndeshjen e parë të tyre në sezonin 2021/22 në Ligën Premier.

Sezoni i ri në Ligën Premier ka filluar tashmë dhe pas gjigantëve të Liverpoolit, Manchester Unitedit, Chelsea dhe Arsenalit, të cilët luajtën dje dhe të premten, tani radha është për Cityn.

Kampionët aktual anglezë janë mysafirë të Spurs në ndeshjen e javës së parë të sezonit 2021/22, takim që pritet të zhvillohet në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ nga ora 17:30.

Ekipi i Pep Guardiolas është gati ta nis sezonin e ri në mbrojtje të titullit, edhe pse me mungesa të mëdha shkaku i lëndimeve dhe me disa lojtarë që i janë bashkuar vonë shkaku angazhimeve me kombëtare.

Në anën tjetër, ekipi i Nuno Espirito Santo është i kompletuar dhe pret ta nis me rezultat pozitiv sezonin e ri në Ligën Premier.

Formacionet e mundshme

Tottenham: Lloris; Tanganga, Sanchez, Dier, Reguilon; Hojbjerg, Skipp; Moura, Alli, Bergwijn; Heung-Min Son;

Man City: Steffen; Cancelo, Dias, Ake, Mendy; Gundogan, Rodri, Fernandinho; Mahrez, Torres, Grealish;

Të ngjashme