Tottenham – Man Utd, formacionet zyrtare të derbit të javës në Ligën Premier

Prishtinë | 30 Tet 2021 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Tottenham Hotspur dhe Manchester United kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq janë mysafir të Spurs në ndeshjen derbi të javës, e cila zhvillohet në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ me fillim nga ora 18:30.

Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer vjen në këtë ndeshje me një formë të tmerrshme me tri humbje dhe një barazim në katër ndeshjet e fundit, ku dy humbjet e fundit ishin turpëruese nga Leicester City dhe Liverpooli, kështu që pret t’i kthehet fitores.

Te vendasit, sulmit i prijnë Harry Kane dhe Heung-min Son, ndërsa te mysafirët nuk mungojnë yjet si Cristiano Ronaldo dhe Bruno Fernandes.

Soksjaer ka befasuar duke vendosur një formacion me tre qendërmbrojtës.

Tottenham: Lloris; Emerson, Romero, Dier, Davies; Skipp, Hojbjerg, Lo Celso; Lucas Moura, Son; Kane

Man Utd: De Gea; Lindelof, Maguire, Varane; Wan-Bissaka, McTominay, Fred, Shaw; Bruno Fernandes; Cavani, Ronaldo;

Të ngjashme