Tottenham nuk dëshiron të heq dorë nga Pochettino

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Sipas The Mirror, skuadra Tottenham është e gatshme që ta mbështesë menaxherin Mauricio Pochettino gjatë sezonit të transferimeve, vetëm për ta mbajtur atë në klub.

Pavarësisht faktit se Spurs nuk kanë nënshkruar asnjë lojtar të ri që nga janari i vitit 2018, ata arritën që të futen në finalen e Ligës së Kampionëve, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Pochettino është njëri nga menaxherët më të kërkuar në botën e futbollit dhe Spurs janë të vetëdijshëm se duhet të bëjnë ndryshime për ta mbajtur atë në klub.

Të ngjashme