Tottenham sheh Malcom si zëvendësim të Kane

Prishtinë | 15 Jan 2019 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Tottenham Hotspur po synojnë që ta transferojnë futbollistin  e Barcelonës, Malcom, si zëvendësim të Harry Kane.

Sulmuesi anglez u lëndua të dielën në ndeshjen ndaj Manchester United dhe pritet të mungojë së paku një muaj.

Në anën tjetër, Heung-min Son do t’i bashkohet Koresë Jugore në Kupën e Azisë, me ç’rast sulmi i Spurs pritet të vuajë.

Ndërkaq, Malcom shihet si përforcim i denjë për londienzët, ndonëse nuk ka arritur ta gjejë veten te katalunasit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme