Tottenhami transferon brazilianin 21-vjeçar nga Benfica

Prishtinë | 15 Jan 2020 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Tottenhami, sapo e ka bërë zyrtare marrëveshjen për mesfushorin brazilian, Gedson Fernandes. Skuadra angleze ka arritur marrëveshje për huazimin 18 muajsh të Fernandesit.

21-vjeçari vjen nga skuadra e Benfikës me kërkesën e Jose Mourinhos.

Në rast se futbollisti e tregon veten, Spursi e ka mundesinë që të blejë kartonin e mesfushorit në afat të përhershëm.

Lojtari ka mundësinë e debutimit që në ndeshjen e radhës që Tottenhami e zhvillon në vikend ndaj Watfordit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme