Tottenham zbeh interesimin për Zaniolo

Nicolo Zaniolo celebrating after the score , Roma
Prishtinë | 08 Qer 2020 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Tottenham Hotspur gati se i ka dhënë fund interesimit për mesfushorin e Romës, Nicolo Zaniolo, sipas raportimeve nga Daily Star.

Spurs e kanë monitoruar për së afërmi përparimin e 20 vjeç-it në “Stadio Olimpico”, me synim ofertimin për t’i siguruar shërbimet e tij.

Sidoqoftë, Roma ia ka vënë Zaniolos një çmim prej 62 milionë funtesh, dhe Tottenham nuk janë të gatshëm që ta paguajnë një shumë të tillë në kohën kur kanë filluar shqetësimet financiare si pasojë e pandemisë Covid-19.

Të ngjashme