Ish-portieri i Anglisë, Joe Hart, pritet t’i bashkohet Tottenhamit si lojtar i lirë, shkruan BBC.
Hart 33-vjeçar së fundi ishte pjesë e Burnleyt. Ai pritet të zyrtarizohet te Tottenhami pasi të kryejë testet mjekësore.
Ai pritet të jetë portier i dytë i Tottenhamit, pas Hugo Llorisit.