Tottenhami e mund Brightonin, i afrohet edhe më pranë top katërshes në Premierligë

Prishtinë | 26 Dhj 2019 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Tottenham e ka rigjetur rrugën e triumfit, pasi e mundi me përmbysje 2:1 Brightonin duke e ruajtur hapin në garë për top katërshe në Premierligë.

Harry Kane dhe Dele Alli shënuan dy herë në pjesën e dytë, për ta përmbysur Brightonin në Tottenham Hotspur Stadium të enjten.

Skuadra e Jose Mourinhos po vinte nga një humbje në derbin e Londrës kundër Chelsea dhe i duhej fitorja ndaj Brighton për t’u kthyer në binarë në luftë për top katërshe, duke qenë se synim i Spurs është kualifikimi në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Këto tri pikë nënkuptojnë se Tottenham tani renditet në vendin e pestë me 29 pikë të grumbulluara në përgjithësi, vetëm tri më pak se Chelsea në vendin e katërt, i cili megjithatë ka një lojë në dispozicion për ta zhvilluar.

Brighton, ndërkohë, zhytet edhe më thellë në krizë pas disfatës së sotme, e cila është e dyta radhazi, dhe tani është vetëm pesë pikë larg zonës për rënie nga liga.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme