Tottenhami gjithnjë e më afër transferimit të Militaos

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Tottenham Hotspuri thuhet se është shumë afër që të transferojë Eder Militanon nga Real Madridi.

Mbrojtësi nuk po ka shumë hapësirë te Los Blancos dhe me gjasë do të largohet në këtë afat kalimtar.

Jose Mourinho ka kërkuar nga Spurs që të transferojnë Militaon që në këtë afat, në mënyrë që të ketë më shumë opsione në mbrojtje.

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Tottenhami mund të transferojë mbrojtësin për një shumë rreth 30 milionë euro.

Real Madridi thuhet se është i hapur që të shesë Militanon, me lojtarin që ka bërë vetëm dy paraqitje në La Liga në këtë edicion.

Zinedine Zidane po ashtu kërkon të rris shumën e transferimeve për në verë, andaj nuk llogarisin në brazilianin.

Të ngjashme