Tottenhami interesohet për Fernandesin

Prishtinë | 14 Tet 2019 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Tottenhamit ka shprehur interesim për mesfushorin e Sportingut, Bruno Fernandes. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga mediumet angleze.

Mësohet se Tottenhami tashmë ka kontaktuar ekipin portugez, i cili për lirimin e Fernandesit në janar po kërkon 75 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore. Fernandes ishte pranë largimit nga Sportingu para fillimit të këtij edicioni, por ekipi portugez refuzoi të gjitha ofertat për shkak se ishin më pak se kërkesa e tyre prej 75 milionë eurosh.

Fernandes te Tottenhami shihet si përforcim i duhur, pasi këtë edicion ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar pesë herë në dhjetë ndeshje për Sportingun në të gjitha garat.

25-vjeçari, ka kontratë me Sportingun deri në vitin 2023 kurse karrierë ka bërë edhe te Sampdoria, Udinese e Novara.

Të ngjashme