Tottenhami kërkon 113 milionë euro për Eriksenin

Prishtinë | 06 Qer 2019 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Pas paralajmërimit të mesfushorit danez Christian Eriksen se do të largohet nga Tottenhami gjatë kësaj vere për një aventurë të re, ka reaguar klubi nga Premier League.

Mediumet angleze kanë raportuar të enjten se Tottenhami menjëherë i ka caktuar çmimin Eriksenit, duke bërë të ditur se për lirimin e tij 113 milionë euro dëmshpërblim.

Eriksen 27-vjeçar, ka kontratë me Tottenhamin deri vitin e ardhshëm kurse skuadrat e mëdha të Evropës tashmë kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Ai është pjesë e Tottenhamit prej vitit 2013 kur u transferua nga Ajaxi për 18 milionë euro. Në edicionin e sapopërfunduar, Eriksen ka shënuar dhjetë gola dhe ka asistuar 17 herë në 51 ndeshje për Tottenhamin në të gjitha garat.

Të ngjashme