Tottenhami kërkon brazilianin Menino

Prishtinë | 23 Mar 2021 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Tottenhami është në mesin e skuadrave që kanë shprehur interesim për yllin e ri të Palmeirasit, Gabriel Menino, ka raportuar “Sky Sports”.

Menino 20-vjeçar luan si mbrojtës i krahut të majtë dhe po shkëlqen këtë edicion te Palmeirasi.

Në fakt, ai po llogaritet si njëri prej lojtarëve më perspektiv në vend. Menino mund të luajë edhe si mesfushor dhe po pëlqehet shumë nga krerët e skuadrës angleze. Kartoni i tij, vlerësohet mbi 20 milionë euro dhe Tottenhami është i gatshëm ta paguajë për të siguruar shërbimet e tij.

Menino në fillim të vitit të shkuar është promovuar në ekipin e parë të Palmeirasit dhe ka kontratë deri në fund të vitit 2024.

Pos Tottenhamit, Menino po kërkohet edhe nga Atletico Madridi e Chelsea.

Të ngjashme