Tottenhami kërkon trajner

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Tottenhami është në kërkim të një trajneri të ri. Skuadra angleze ka emëruar deri në fund të edicionit trajner Ryan Masonin, pas shkarkimit të trajnerit Jose Mourinho.

Por mediat angleze kanë raportuar të premten se klubi anglez është duke monitoruar situatën e trajnerit të Rangersit, Steven Gerrard.

Përveç Gerrardit, në listën e dëshirave të klubit londinez janë edhe trajneri i Përfaqësueses së Belgjikës, Roberto Martinez, si dhe ai i Leipzigut, Julian Nagelsmann.

Tottenhami është në pozitën e gjashtë në Premier League, me 53 pikë të tubuara.

Të ngjashme