Tottenhami në garë për Damsgaardin

Prishtinë | 10 Shk 2021 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Pas West Hamit edhe skuadra tjetër angleze, Tottenhami, ka shprehur interesim për mesfushorin e Sampdorias, Mikkel Damsgaard. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”.

Damsgaard ka treguar paraqitje të mira këtë sezon në Serie A dhe po pëlqehet shumë nga trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho që po insiston në transferimin e tij. Tottenhami është i gatshëm që për kartonin e Damsgaardit të paguajë rreth 20 milionë euro. Danezi 20-vjeçar te Sampdoria u transferua para fillimit të këtij edicioni nga Norsjaellandi për 6.5 milionë euro dhe ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2024. Ai këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka asistuar katër herë në 20 paraqitje në kampionatin italian.

Të ngjashme