Tottenhami ofron Sanchezin në shkëmbim për Militaon

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Kryetrajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho është i interesuar të transferojë mbrojtësin e Real Madridit, Eder Militao në afatin kalimtar të verës, njofton “Don Balon”.

Real Madridi është hezitues të shes Militaon, por Mourinho mendon të ofrojë qendërmbrojtësin kolumbian Davinson Sanchez në shkëmbim.

Militao iu bashkua Real Madridit nga Porto verën e kaluar, por ende nuk e ka siguruar një vend titullari te klubi madrilen.

Të ngjashme