Tottenhami planifikon ta shesë Dele Allin

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Spurs do ta kërkojnë gjatë janarit një blerës serioz për futbollistin ofanziv anglez

Tottenhami po planifikon ta shesë Dele Allin.

Për këtë siguron mediumi “Football Insider”, përcjell “Gazeta Express”.

Spurs ishte afër ta shiste mesfushorin ofanziv edhe në janar, por në fund dështoi pista Paris Saint-Germain.

Gjatë verës, londinezët nuk e morën ndonjë ofertë serioze për përfaqësuesin anglez.

Por, ata shpresojnë ta shesin lojtarin gjatë janarit që vjen, ose maksimumi verën tjetër.

Alli ka pasur rënie të formës në sezonet e fundit.

Të ngjashme