Tottenhami pret të ardhme të ndritur në stadiumin e ri

Prishtinë | 03 Pri 2019 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Tottenhami do të hapë dyert e stadiumit të ri me kapacitet prej 62 mijë ulëseve të mërkurën (sot), me shpresën se ai do t’ia japë fuqinë financiare për të konkurruar me elitën e Premier Leagues dhe futbollit evropian.

Futbollistët e ekipit londinez gjithashtu shpresojnë se ky stadium do t’i motivojë për ta përfunduar këtë edicion në një pozitë që dërgon edicionin tjetër në Ligën e Kampionëve, pasi aktualisht vendi i katërt nuk është i sigurt, shkruan sot Koha Ditore.

Tottenhami e ka luajtur ndeshjen e fundit në stadiumin e vjetër “White Hart Lane” në maj të vitit 2017, por adresa është gjëja e vetme që ka mbetur e njëjtë, pasi aty, në veri të Londrës, është ndërtuar një stadium ultra-modern. Stadiumi është më i madhi në Londër, derisa në Premier League renditet i dyti pas “Old Traffordit” të Manchester Unitedit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme