Tottenhami shpreson ta tregojë forcën e stinorit të shkuar ndaj Bayernit

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Pas startit zhgënjyes në stinorin e ri të Ligës së Kampionëve, Tottenhami do të jetë i uritur për fitoren e parë në ndeshjen e xhiros së dytë kundër Bayernit, që luhet të mërkurën (sot) në Londër.

Nënkampioni në fuqi i Evropës, Tottenhami, u detyrua të pajtohet me barazim në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në udhëtim ndaj Olympiacosit (2:2) para dy javëve edhe pse ishte në avantazh prej dy golave. Dueli me Bayernin është derbi i xhiros së dytë për ndeshjet e grupeve që luhen të martën (sot), shkruan sot Koha Ditore.

Për dallim prej Tottenhamit, Bayerni e ka nisur edicionin me fitore në Champions dhe vlerësohet favorit për shkak të startit të dobët të londinezëve. Krahas barazimit në Champions, Tottenhami këtë edicion është eliminuar edhe në Carabao Cup nga Colchesteri, kurse në kampionat ka dhjetë pikë më pak se Liverpooli që është lider.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme