Tottenhami synon ta blejë Balen

Prishtinë | 02 Mar 2021 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Ylli uellsian aktualisht është i huazuar në Londër, por Spurs duan ta mbajnë lojtarin e Real Madridit

Gareth Bale ishte huazuar gjatë verës së kaluar nga Real Madridi në Tottenham.

Ylli uellsian hasi në vështirësi në fillim të eksperiencës së tij të dytë në Londër.

Mirëpo, mediumi britanik “Express” raporton se tash përfaqësuesi uellsian i ka bindur drejtuesit e Spurs që ta blejnë përfundimisht kartonin e tij.

Reali nga ana e tij do ta mirëpriste shitjen e 31 vjeçarit, përcjell Gazeta Express.

Kjo për faktin se ata do të bënin sadopak para në tentimin e tyre për ta transferuar Kylian Mbappen gjatë verës që vjen.

Edhe Bale ndihet rehat në Tottenham, ekip në të cilin është formuar si futbollist.

Të ngjashme