Toure nuk e ka problem, mund të luajë edhe për Manchester Unitedin

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 17:31 | Nga

Yaya Toure ka refuzuar të përjashtojë mundësin e lëvizjes te Manchester United.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë është lojtar i lirë pas angazhimit tetëvjeçar te Manchester City, ku fitoi tre tituj të Ligës Premier, një FA Cup, dy Kupa të Ligës.

Ai ka shprehur interesim për të mbetur në ligën elitare angleze dhe kur u pyet nga “Manchester Evening News” për zëvendësimin e Michael Carrickut në Old Trafford, Toure u përgjigj “Po, ai sapo u largua”.

“Unë nuk përjashtoj ekipet e mëdha, ato janë shumë të rëndësishme për mua. Ajo që ata duan të arrijnë, mënyra se si ata duan të arrijnë, për mua është shumë e rëndësishme”.

“Dua të shkoj diku që mund të fitoj dhe të arrij më tepër. Një ditë do të jetë e vështirë për të luajtur kundër Citizens, por unë duhet ta bëj këtë. Është pjesë e punës sime”.

“Për të parë veten në ndonjë klub tjetër do të jetë e vështirë, por unë kam qenë pjesë e Cityt për një kohë kaq të gjatë. Dua të luajë në skuadrat e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës”.

“Dua të luaj edhe dy vjet, klubet duhet të jenë në nivelin më të lartë dhe pastaj të bëj diçka tjetër”, tha Toure.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme