Tragjedi në futbollin argjentinas, Ezequiel Esperon bie nga kati i gjashtë dhe humb jetën në moshën 23 vjeçare

Prishtinë | 07 Tet 2019 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Tragjedi në futbollin argjentinas, një lojtar e ka humbur jetën pasi ka rënë nga tarraca e katit të gjashtë teksa po argëtohej me miqtë e tij. Ezequiel Esperon është deklaruar i vdekur menjëherë pas arritjes në spitalin Zubizarreta në Buenos Aires.

Ai besohet se ka rënë pasi është mbështetur në një kangjellë, e cila nuk ishte forcuar si duhej dhe nuk e ka mbajtur peshën e tij.

Tragjedia ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të të dielës në lagjen Villa Devoto në Buenos Aires, në një apartament ku mbahej një ndejë e miqve të tij.

Të ngjashme