Trajnerët më të mirë deri më tani në histori të Interit: Conte afër të thyejë rekordin e Trapattonit

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Antonio Conte është shumë afër që t’ia arrijë qëllimit të tij që të shpall Interin kampion në Serie A.

Trofeu i fundit i Nerazzurëve në ligën italiane ishte në vitin 2010 dhe që nga atëherë ka qenë një thatësirë për klubin.

Por, Conte është aktualisht trajneri i tretë më i mirë në histori të Interit, për sa i përket aspektit të pikëve të grumbulluara.

Ish-trajneri i Juventusit aktualisht ka 2.46 pikë për ndeshje, derisa është në kuotën e 74 pikëve, 11 më shumë se rivali lokal që është në vendin e dytë, Milani.

Roberto Mancini aktualisht është strategu më i mirë që ka pasur Interi ndër vite, sa i përket grumbullimit të pikëve.

Ai ka 2.55 pikë për ndeshje, derisa në vendin e dytë gjendet Giovanni Trapattoni dhe ish-strategu i Chelseat është afër thyerjes së saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme