Trajneri anglez dënohet se vuri baste kundër skuadrës së tij

Prishtinë | 10 Nën 2016 | 15:34 | Nga

Trajneri i ekipit anglez Frome Town ka marrë një dënim të rëndë nga Federata e Futbollit të Anglisë.

Nick Bunyard do të paguajë një çmim të lartë për bastet që ka vënë kundër skuadrës së tij.

Ai është suspenduar nga ushtrimi i detyrës së trajnerit deri në vitin 2019, pasi që është gjetur fajtor në vënien e basteve në 45 kundër skuadrave të tij, përfshirë këtu edhe kohën kur drejtonte Paulton Rovers.

Bunyard që aktualisht drejton ekipin e ligës së shtatë të Anglisë, Frome Town, do të duhet të paguajë edhe një dënim me para prej 3000 funteve.

Ai ka vënë në total 97 baste nga shtatori i vitit 2014 deri në prill të këtij viti, gjë e cila është e ndaluar me ligj nga FA.

Ashtu si federata angleze edhe ekipi Frome, ka suspenduar nga puna Bunyardin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme