Trajneri i Argjentinës: Spanja na shpulloi

Prishtinë | 28 Mar 2018 | 09:33 | Nga

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, ka thënë se humbja turpëruese 6-1 kundër Spanjës e kishte zënë atë në befasi dhe se ka qenë një shpullë e fortë ndaj tyre.

Mbrëmë në Madrid, Argjentina e barazoi rekordin e vet të zi për humbjen më të thellë në histori kur Spanja shënoi plot gjashtë herë në portën e tyre në një ndeshje miqësore, ku shkëlqeu mesfushori i Real Madridit, Isco, me një het-trik.

Argjentina – që luajti pa njeriun kryesor Lionel Messin shkaku i dëmtimit – të premten e kishte mposhtur Italinë 2-0, por Spanja i doli të jetë tepër e fortë të martën mbrëma.

Sampaoli e ka pranuar se ka shumë punë për të bërë për t’u siguruar se nuk do të pësojë turpërim të ngjashme në Botërorin Rusia 2018.

“Duhet të marrim përgjegjësi për këtë ndeshje, këto gjëra nuk guxojnë të na ndodhin në Kupën e Botës”, ka thënë Sampaoli.

“Spanja na shpulloi. Duhet të vazhdojmë me punë”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme