Trajneri i Barcelonës: Suarez është një “vrasës”

Prishtinë | 05 Nën 2017 | 12:20 | Nga

Valverde e ka lavdëruar Suarezin, pavarësisht formës jo të mirë.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është i kënaqur me sulmuesin e tij Luis Suarez, të cilin së fundmi e ka quajtur “një vrasës”, dhe sheh gjëra pozitive te ai përkundër formës jo të mirë.

Suarez ka shënuar vetëm tre gola në tetë paraqitje në La Liga këtë edicion, dhe dështoi të shënojë edhe në fitoren e mbrëmshme ndaj Sevillës, 2-1.

“Kemi folur shumë për Suarezin kohëve të fundit, por unë jam i kënaqur që e kam atë për shkak të mënyrës që ai punon, dhe të gjitha gjërat që na jep. Ai është një vrasës. Përkundër faktit që kohëve të fundit nuk po shënon, ai gjithmonë ka shanse, dhe kjo është shenjë e mirë”, është shprehur Valverde, raporton Goal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme