Trajneri i Ajaxit thotë se Juventusi do ta ndjejë mungesën e Chiellinit

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag beson se Juventusi do ta ndjejë mungesën e mbrojtësit Giorgio Chiellini në ndeshjen e nesërme në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Chiellini do të mungojë në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Ajaxit që do të zhvillohet në Amsterdam, shkaku i lëndimit, transmeton Koha.net.

“Fokusi jonë është vetëm në Juventusin. Duhet të luajmë me kualitet dhe ta bëjmë më të mirën. Jemi në krye të ligës dhe duam ta fitojmë titullin, por ndeshja e nesërme është ndaras nga kjo. Jemi të lumtur që aty është Cristiano Ronaldo pasi gjithmonë duam të përballemi me lojtarët më të mirë. Do të ndjehet mungesa e Chiellinit pasi është një lojtar shumë i rëndësishëm i Juventusit, megjithatë Allegri ka në dispozicion disa lojtarë që mund ta zëvendësojnë atë”, është shprehur Hag.

Ai e sheh Juventusin si një ekip me shumë përvojë e që mund të përdorë disa strategji gjatë lojës.

“Juventusi është një ekip me përvojë që mund të implementojë disa strategji. Ata janë një pengesë që duhet tejkaluar, prandaj duhet të jemi të mirë që të lexojmë lojën”, është shprehur trajneri i Ajaxit.

Të ngjashme