Trajneri i Argjentinës goditet nga vetura

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni është përfshirë në një aksident rrugor në Spanjë.

Mediat spanjolle dhe ato argjentinase raportuan se Scaloni u godit nga një veturë, teksa ishte duke ngasur biçikletën e tij në ishullin e Mallorcas.

Por, gjendja e 40-vjeçarit nuk duket të jetë aq serioze sa që u frikësua në fillim.

Pas raportimeve se ishte në spital për shkak të lëndimeve të rënda, mësohet se Scaloni është lëshuar nga spitali dhe tashmë ndodhet në shtëpinë e tij.

Këtë e ka bërë të ditur edhe Federata e Futbollit të Argjentinës, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Të ngjashme