Trajneri i Ballkanit e vlerëson lartë pikën e marrë në udhëtim te Gjilani

Prishtinë | 24 Shk 2021 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Ballkani arriti të merrte vetëm një barazim ndaj Gjilanit në kuadër të javës së 21-të në Superligën e Kosovës me shifrat 1-1.

Trajneri i skuadrës nga Theranda, Bledi Shkëmbi tha pas ndeshjes se ata duhet të kënaqen me një pikë, pasi ishte një takim aspak i lehtë.

“Ishte një ndeshje e luftuar me dy skuadrat që kishin dëshirën për të luajtur. Për ndërprerjet mos më pyetni mua, por arbitrat sepse ata e gjykojnë ndeshjen. Unë jam i kënaqur me futbollistët e mi, pasi që treguan angazhim dhe dëshirë për të fituar, por në këtë terren ishte thuajse e pamundur, jo vetëm për skuadrën tonë, por edhe për skuadrën kundërshtare”, deklaroi fillimisht Shkëmbi për Art Sport.

Megjithatë, ai theksoi se skuadra e tij do të vazhdoj të angazhohet edhe më shumë dhe do kërkojnë ta mbyllin kampionatin në pozitën e parë.

“Kjo pikë do të na shërbejë për në vazhdim të kampionatit. Ne duhet të qëndrojmë në pozitën e parë pas ndeshjes së fundit kampionale, sepse tani ka pak rëndësi. Ndeshjen e radhës e luajmë ndaj Llapit, një skuadër shumë e fortë, e cila na eleminoi nga kupa. Megjithatë, ne shkojmë për të dhënë maksimumin më pas do të shohim se çfarë na rezervon ndeshja”, përfundoi Shkëmbi.

Ballkani mbetet lider i Superligës me 45 pikë, një pak se Drita që ndodhet në pozitën e dytë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme