Trajneri i Bayernit, pasi e eliminoi Barcelonën: “Mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve”

Prishtinë | 09 Dhj 2021 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Bayern Munchen fitoi 3-0 ndaj Barcelonës mbrëmjen e kaluar në Champions, e mbylli fazën e grupeve me 18 pikë të plota dhe spostoi ekipin katalanas në Europa League.

Bavarezët triumfuan me të njëjtin rezultat si në “Camp Nou” dhe cilësohen si një nga ekipet favorite për fitoren e turneut më të rëndësishëm për klube.

Trajneri i kampionëve të Gjermanisë, Julian Nagelsmann nuk fshihet dhe pranon se djemtë e tij do të luftojnë deri në fund për të sjellë kupën me veshë të mëdhenj në Mynih.

“Ne e kemi detyrim të jemi favoritë, kemi një dëshirë të madhe për të fituar këtë kompeticion. Jemi në rrugën e duhur, duhet të vazhdojmë kështu përpara. Ka rëndësi të madhe të mbajmë të njëjtin nivel dhe ritëm, unë kam shumë besim se mund t’ia dalim të fitojmë Champions League”, deklaroi Nagelsmann.

Të ngjashme