Trajneri i Bayernit: Real Madridi le ta falënderojë Navasin

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 08:36 | Nga

Edhe pse i zhgënjyer me eliminimin e Bayern Munichut nga Liga e Kampionëve në fazën gjysmëfinale, Jupp Heynckes e ka uruar Keylor Navasin për performancen e tij fantastike, falë të së cilës Real Madridi kaloi në finale të martën mbrëma.

Portieri nga Kosta Rika ia pamundësoi Bayernit të shënonte gol në tetë raste të ndryshme dhe përfundimisht ishte lojtari i ndeshjes, transmeton Gazeta Express.

“Reali mund ta falënderojë Keylor Navasin sepse ai ishte spektakolar dhe bëri disa pritje fantastike”, tha Keynckes në konferencë për media pas ndeshjes.

“Në të dy ndeshjet kemi qenë skuadër më e mirë, prandaj është zhgënjim i madh mos arritja në finale”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme