Trajneri i Chelseat për Lukakun: Të gjithë duan të vijnë te ne

Prishtinë | 05 Gus 2021 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Romelu Lukaku është shumë afër rikthimit te Chelsea. Klubi anglez ka gati 130 milion euro për sulmuesin e Interit.

Kampionët e Italisë kanë nevojë për para, ndërsa bomberin belg e pret një dyfishim rroge në “Stamford Bridge”.

Trajneri i “Bluve të Londrës”, Thomas Tuchel foli rreth tij dhe blerjeve të Chelseat, pas barazimit 2-2 në miqësoren ndaj Tottenham.

“Romelu është një futbollist fantastik, por nuk bën pjesë në skuadrën time. Unë e di që shumë lojtarë kanë dëshirë të vijnë te Chelsea, arrij ta imagjinoj që shumë prej tyre duan të luajnë me ne”, tha Tuchel.

Ai nënvizoi: “Unë bisedoj me agjentët e atyre lojtarëve që mendojmë se do e bëjnë edhe më të fortë ekipin tonë. Nuk është vetëm çështje talenti, por edhe qëndrimi.

“Por unë kurrë nuk do t’i zbuloj emrat në të cilët po fokusohemi“, deklaroi trajneri i kampionëve të Evropës, që synojnë me çdo kusht rikthimin e Lukakut në Londër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme