Trajneri i Dritës pas humbjes nga Prishtina: E dominuam ndeshjen, por na mungoi vetëm fati

Prishtinë | 24 Shk 2021 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës në fuboll.

Prishtina ka triumfuar ndaj Dritës me rezultat 2 me 0, shkruan GazetaBlic.Ishte një gol i shënuar nga Leotrim Bekteshi që i dha fillimisht avantazhin skuadrës nga kryeqyteti.

Më pas në fund të ndeshjes, Tun Bardhoku shënoi golin e dytë për ta finalizuar rezultatin për kryeqytetasit.

Drita luajti një pjesë të madhe të këtij takimi me një lojtar më pak, pasi që Henry u ndëshkua me karton të kuq.Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, pas ndeshjes.

“Personalisht mendoj që kemi bërë një ndeshje të mirë, mendoj qe ishim më lartë se kundërshtari, por thjesht kishim mungesë përqendrimi. Në ndeshjen me Trepçën kemi luajtur keq, por sot kishim paraqitje të mirë dhe mendoj se na mungoi vetëm fati në këtë takim” deklaroi Nuhiu pas ndeshjes për Art Motion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme