Trajneri i Feronikelit thumbon keq Dritën: Le të fitojë me djersë, e jo kështu si sot

Prishtinë | 24 Nën 2020 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Nuk ndalen akuzat për Dritën dhe referimin karshi saj në Superligën e Kosovës në futboll të organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës. Derbi ndërmjet Dritës dhe Feronikelit përfundoi baras, 1:1, në një ndeshje dramatike, ku pati edhe karton të kuq, gol të anuluar për pozitë jashtë loje, në disfavor të Feronikelit që po avanconte 0:1.

Madje, trajneri i këtij ekipi, Klodian Duro, ka thënë pas ndeshjes se ekipit të tij i është mohuar edhe një penallti, duke e thumbuar Dritën, për të cilën tha se do të ishte mirë të fitonte pikë me djersë, raporton Gazeta Express.

“I gjithë grupi është i bashkuar dhe më vjen keq për ta, sepse kanë merituar tre pikët e plota. Na mungon një penallti dhe një pozitë jashtë lojë në pjesën e dytë, prandaj e kemi merituar të fitojmë ndeshjen. I uroj suksese Dritës, por më mirë është të fitojë me djersë”, përfundoi Duro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme