Trajneri i Islandës i kënaqur me fitoren ndaj Shqipërisë, e cilëson të vështirë

Prishtinë | 08 Qer 2019 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

I kënaqur për një sukses të vuajtur por që vlen shumë. Trajneri suedez i Islandës, Erik Hamren e analizoi kështu sfidën ndaj kuqezinjve, ndërsa për Supersport dha një mendim edhe për takimin e radhës ndaj Turqisë.

Islanda e mposhti sot Shqipërinë me rezultat prej 1 me 0 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

“E respektoj shumë Shqipërinë, ekip me lojtarë të mirë. Prisja një ndeshje të vështirë dhe ashtu ishte. Fakti që shënuam të parët ishte shumë e rëndësishme për ne”, u shpreh ai.

Ai thotë se Islanda do të kërkojë fitore edhe ndaj Turqisë.

“Ne gjithmonë duam fitoren, do jetë interesante edhe rezultati në ndeshjen mes Turqisë dhe Francës. Presim që Franca të fitojë grupin, dhe ne do luftojmë me Shqipërinë dhe Turqinë”, u shpreh Hamren.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme