Trajneri i Malit të Zi, Tumbakovic: Përfaqësuesja e Kosovës është makthi im

Prishtinë | 05 Maj 2019 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i përfaqësueses së Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic e ka cilësuar si shumë të vështirë përballjen me Kosovën.

Mali i Zi dhe Kosova do të përballen mes vete më 7 qershor në kuadër të kualifikimeve për Evropianin e vitit 2020.

Kjo ndeshje, që do të luhet në Podgoricë, do të zhvillohet pa praninë e tifozëve për shkak se Mali i Zi u dënua nga UEFA pas koreve raciste të tifozëve ndaj Anglisë.

Trajneri i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic (Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images/Guliver)

“Kur është fjala për Kosovën, kjo është vërtete një ëndërr tmerri”.

“Si të vendosem, si ta udhëheq lojën aty? Asnjëri nga ne të pestit që kemi qenë në short, nuk kemi pasur përjetim të këndshëm”, ka deklaruar Tumbakovic.

Të ngjashme