Trajneri i Milanit, i mërzitur që po përfundon sezoni

Prishtinë | 31 Kor 2020 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, dëshiron që skuadra e tij të përmirësohet edhe më shumë për sezonin e ardhshëm 2020/21, por e ka pranuar se po e mërzit fakti që sezoni po i afrohet fundit.

54-vjeçari Stefano Pioli e zëvendësoi Marco Giampaolon në postin e trajnerit të Milanit në tetor të vitit të kaluar, ndërsa Milani ka vendosur t’ia zgjasë atij kontratën edhe për vitin e ardhshëm pas arritjes së një vendi në top gjashtëshe të Serisë A.

Djemtë e Piolit s’dinë për fitore që 11 ndeshje radhazi në ligën elitare të futbollit italian dhe do të tentojnë ta vazhdojnë këtë edhe të shtunën kundër Cagliarit, kur do ta zhvillojnë ndeshjen e fundit të sezonit.

“Jam i mërzitur që po përfundon ky sezon. Djemtë kanë dhënë gjithçka nga vetja dhe ne kemi nevojë për pushim”, tha Pioli në konferencën për shtyp para ndeshjes të fundjavës.

“Kemi harmoni të mrekullueshme brenda skuadrës, e kemi dëshirën për të punuar dhe kjo na e bën punën më të kënaqshme. Jam i sigurt se do ta gjej të njëjtën atmosferë në skuadër edhe kur të kthehemi”.

“Ne e kemi krijuar një familje të bukur, këtë e dëshmon edhe darka që e patëm mbrëmë në Milanello. Edhe nëse kemi bërë punë të madhe, duhet të bëjmë edhe më shumë”.

“Milani duhet të luftojë për pozitat më të larta, duhet të zhvillohemi edhe më tutje”. 

Të ngjashme