Trajneri i Prishtinës: Vështirë ta mposhtësh Dritën dy herë për dy javë, djemtë treguan karakter

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Prishtina është kualifikuar tutje për në çerekfinale të Kupës së Kosovës, pasi e mposhti Dritën, me rezultat minimal 1-0.

90 minutat e para në ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, u mbyllën me rezultat të barabartë 0-0.

Ndërsa, vazhdimet e para ia sollën edhe fitoren Prishtinës, ku kapiteni Lorik Boshnjaku realizoi një gol të jashtëzakonshëm.

Kryetrajneri i Prishtinës, Zekrija Ramadani, pas ndeshjes ka komentuar fitoren e madhe ndaj Dritës, duke e cilësuar ndeshje mjaft të vështirë.

“Me të vërtet fitore e madhe dhe e mundimshme. Eliminuam një nga favoritët kryesor. Respekt për këtë skuadër. Ka super ekip. Kishim iniciativën. Patëm dy raste nuk arritëm të shënojmë, pastaj erdhi goli i kapitenit që na solli fitoren”.

“Jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve. Treguan karakter. Nuk është punë e vogël ta mposhtësh Dritën dy herë për dy javë”, ka thënë Ramadani.

Të ngjashme