Trajneri i ri i Feronikelit bën homazhe te varri i Vokrrit

Prishtinë | 07 Gus 2019 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i ri i Feronikelit, Dejan Vukiqeviq, ka filluar ditën e tij të parë të punës në klubin kampion të Kosovës, duke bërë homazhe te varri i legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Vukiqeviq ishte i shoqëruar me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, presidentin e Feronikelit, Naser Ramajn, dhe drejtorin teknik të klubit, Malsor Gjonbalaj.

Vukiqeviq u zyrtarizua dje si trajner i ri i klubit nga Drenasi. Ai zëvendësoi Zekirija Ramadanin e larguar ditë më parë.

Të ngjashme