Trajneri kosovar cak i hajnave në Dhërmi

Prishtinë | 19 Gus 2022 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Trajneri kosovar i futbollit, Bekim Isufi, ka qenë cak i hajnave në Dhërmi.

Isufi thotë se bashkë me familjen përjetuan tmerrin kur në ora 04:00 të mëngjesit u përballën me hajna.

“Dhërmia nuk është vend ku duhet të ndiheni të sigurte andaj sigurohuni t’i keni mbyllur dritaret e Hotelit/Vilës apo Apartamentit ku ju jeni apo keni vendosur të qëndroni. Unë dhe familja ime përjetuam tmerrin me hajnat në dhomë në orën 4:00 të mëngjesit. Me gjithë dëshirën e madhe për t’i kaluar pushimet në Jug, pas traumës së përjetuar për një periudhë shumë të gjatë kjo nuk do të jetë më opsion”, ka shkruar Isufi në Facebook.

Të ngjashme