Trajneri serb merr drejtimin e Luftëtarit

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e futbollit nga Gjirokastra, Luftëtari, ka angazhuar trajner të ri dhe ai është serbi nga Leskovci, Marko Jovanoviq. Më herët, ai ishte ndihmës në këtë klub.

Skuadra që bën gara në ligën e dytë të Shqipërisë, do të jetë përvoja e parë e Jovanoviqit 33-vjeçar si kryetrajner.

“Kam pranuar thirrjen nga Gjirokastra, për mua një qytet i njohur në kufi me Greqinë. Fjala është për një klub që ka pasur ndikim në karrierën time si lojtar. Me Mladen Milinkoviqin, Luftëtari siguroi daljen në Evropë. Luajtëm për mrekulli në atë kohë”, ka thënë Jovanoviq për gazetën serbe “Sportski Zhurnal”.

Në Shqipëri, Jovanoviq pos te Luftëtari ka luajtur edhe te Kukësi e Partizani. Në Serbi ka bërë karrierë te Soko Vranje, Dinamo Vranje, Obiliqi dhe Obiliqi i Ri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme