Trajneri shqiptar në SHBA: Brazili ose Argjentina do ta fitojnë Kupën e Botës

Prishtinë | 27 Nën 2022 | 06:57 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i futbollit Esad Morina, ka thënë në emisionin Botërori Special në Klan Kosova se Brazili ose Argjentina do ta fitojnë Kampionatin Botëror “Qatar 2022”.Morina tha se ka ardhur koha që një shtet nga Amerika e Jugut ta “rrëmbejë” këtë trofe.“Për mendimin tim për momentin Brazili është favorit. Mendoj që Brazili ose Argjentina do të shkojnë deri në fund. Ka ardhur koha që një shtet nga Amerika Jugore ta fitojë”, tha Morina.Ai gjithashtu ishte i pranishëm në ndeshjen Argjentina – Meksika.Trajneri shqiptar i cili jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, foli edhe rreth kësaj loje ku tha se atmosfera brenda stadiumit ishte e zjarrtë.“Atmosfera ka qenë shumë fantastike. Një atmosferë që vërtetë nuk e kam përjetuar ndonjëherë tjetër në një stadium tjetër. Shikuesit nga të dyja anët ishin të flaktë. Ka qenë e papërshkrueshme”, tha trajneri shqiptar.Esad Morina, ndër të tjera tha se do të jetë në Qatar deri në fund të Kampionatit Botëror.

Të ngjashme