Trajneri slloven kërkon fitoren në Prishtinë kundër Kosovës

Prishtinë | 10 Tet 2020 | 18:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sllovenia ka arritur sonte në Prishtinë ku edhe ka mbajtur konferencën e parë për shtyp.

Kosova nesër do të kërkojë këndelljen kundër Sllovenisë, pas dështimit për ta prekur finalen e Ligës së Kombeve, finale që do ta kualifikonte Kombëtaren e Kosovës në një kampionat Europian për herë të parë në histori.

Derisa Kosova është në një cikël humbjesh, pasi ka humbur në pesë ndeshje garuese dhe në një miqësore, Sllovenia ka filluar që të rikthehet tek rezultatet e mira dhe do ta kërkojë të njëjtën edhe në ndeshjen që do të zhvillohet nesër mbrëma.

Para ndeshjes, trajneri i Sllovenisë, Matjas Kek, ka thënë se synimi i kësaj Kombëtareje është që të kthehet domosdo me tri pikë në Lubjanë.

“Sigurisht, kemi ardhur këtu dhe do ta japim maksimumin për fitore. E njohim mirë kundërshtarin tonë dhe formën e tij. Shpresojmë që ne ta bëjmë lojën tonë”, tha Kek.

“Edhe pse Kosova humbi ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut, ne nuk duhet të bazohemi shumë në atë përballje. Duhet ta luajmë ndeshjen tonë dhe të marrim një rezultat të mirë”, tha tutje trajneri slloven.

Sllovenia është në grup me Kosovën dhe nga dy ndeshje ata kanë arkëtuar 4 pikë, aq sa ka edhe Greqia.

Ndërkohë,  Kosova ndanë dy pozitat e fundit me kombëtaren e Moldavisë me nga një pikë.

Të ngjashme